Futboll Sport

E PABESUESHME/ “Ylli” i Polonisë pëson një dëmtim qesharak duke rrezikuar Botërorin…

Lajme jo të mira kanë ardhur sot për tifozët polakë, pak ditë para debutimit në botërorin “Rusi 2018” ndaj Senegalit (më 19 qershor). Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik, është dëmtuar gjatë kohës që kombëtarja ishte duke zhvilluar një shëtitje në akuariumin e Sochi, gjatë kohës së lirë. Në fakt, ka qenë një dëmtim disi qesharak, pasi Milik ka rrëshkitur në një pellg me ujë, duke dëmtuar gishtin e dorës por dhe krahun e djathtë.

Për momentin, stafi mjekësor nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar në lidhje me dëmtimin, por dyshohet për një frakturë edhe pse kjo nuk konfirmohet. Milik është shoqëruar menjëherë në spital për të bërë disa analiza, ndaj prania e tij në fushë ndaj Senegalit është në dyshim.

“Frika është e madhe, por nuk dimë nëse dëmtimi është i rëndë apo jo. Mjekët mendojnë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të presim”, tha Jakub Kwiatkowski, zëdhënësi i kombëtares polake të futbollit.

Related posts

RIHAPET SFIDA/ Arsenali bën ҫmendurin në ndeshjen me Chelsean (VIDEO)

Isa.Autor

NEYMAR SHUMË PRANË LARGIMIT NGA PSG/ Leonardo konfirmon: Nuk e duam një futbollist që…

Delo.autor

U tha se donte Kroacinë/ Talenti SHQIPTAR gëzon KOMBIN E TIJ: Unë mezi po pres…

Isa.Autor

Leave a Comment