Futboll Seria A Sport

MILAN KONFIRMON TRAJNERIN 54-VJEÇAR/ PIOLI: Ja telefonata vendimtare, do të bëjmë gjëra të mëdha

Stefano Pioli do të jetë trajneri i Milanit edhe për dy vitet e ardhshme. Klubi, nëpërmjet një komunikate zyrtare, jo vetëm që ka konfirmuar trajnerin kuqezi, por i ka shtuar edhe një vit kontratën 54- vjeçarit. “Të hënën në mbrëmje mora një telefonatë nga administratori Gazidhis. E prisja shumë atë telefonatë dhe mendoj se mund të ndërtojmë diçka të madhe në të ardhmen”, tha trajneri pas fitores me Sasuolon.

RINOVIMI

“Jam shumë i lumtur. Kishim disa ditë që po negocionim dhe jam i kënaqur sepse do të punoj gjatë në këtë klub prestigjioz dhe me një skuadër që mund të rritet shumë më tepër në të ardhmen. Megjithatë, kemi edhe tri ndeshje dhe duhet që të mos shpërqendrohemi. Për të ardhmen e skuadrës do të flasim pas 3 gushtit”, deklaroi Pioli.

MILANI

“Klubi me mua është treguar korrekt. Në bisedat e drejtpërdrejta gjithnjë më kishin thënë se nuk kishte asgjë përfundimtare dhe se vendimi do të merrej në fund të sezonit. Në Milanelo të gjithë punojnë shumë dhe skuadra më ka pëlqyer sepse ka qenë shumë e përqendruar. Nëse nuk do të kishte rifilluar sezoni, ky do të kishte qenë një kampionat me shumë pengje për ne, pasi e dija se kishim arritur një formë të shkëlqyer. Që nga janari jemi skuadra e tretë që ka marrë më shumë pikë dhe unë mendoj se në të ardhmen do të bëjmë akoma më shumë”, u shpreh trajneri.

IBRAHIMOVIÇ

“Ibra është Ibra… Pak ditë më parë nuk ishte i kënaqur, u lodha duke ia shpjeguar gjërat, por nuk e di nëse më kuptoi. Mua më duhet të mendoj për skuadrën dhe kur unë e zëvendësova, e dija që ndeshja për të kishte mbaruar. Po bën shumë vapë dhe kemi nevojë për të menaxhuar energjitë”, tha Pioli.

GAZIDHIS

“Kam folur gjithnjë hapur me të. Ai e ka vizituar shpesh skuadrën së fundmi dhe unë shpresoja shumë që të më jepnin shansin edhe për të ardhmen. Gjithnjë ka treguar respekt ndaj meje dhe u gëzova tej mase kur më komunikoi se bordi drejtues kishte vendosur që të qëndroja edhe për dy vite. Ndihem i vlerësuar. Ishte e vështirë në fillim sepse kishte shumë presion dhe pasiguri, por tani e dimë forcën tonë. Jam i bindur se kam një skuadër që mund të bëjë gjëra të mëdha në të ardhmen”, deklaroi Pioli.

Related posts

E KA IDHULL/ CUTRONE befasohet nga MORATA, MILANISTI: Ai pë mua është…

Isa.Autor

Guardiola me DORË TË HEKURT në stërvitje, u ndalon këto paisje lojtarëve…

Isa.Autor

BËN PJESË EDHE SULMUESI I ÇELSIT/ Ja formacioni më i dobët i Premier Ligës

Delo.autor

Leave a Comment