Futboll Sport

Merkato intensive e Kukësit, sjell një ish-sulmues të Dinamo Zagrebit, pritet një boshnjak

Kukësi po shton xhirot për të ndërtuar të plotë ekipin që do të marrë pjesë në Ligëne Kampioneve. Pas Sebino Plakut dhe Vangjel Zguros, verilindorët kanë siguruar një tjetër futbollist, këtë herë i huaj.

Bëhet fjalë për kroatin Dino Spehar, sulmues që luante deri më tani me Dinorea Calarasi në Rumani. 24-vjeçari mësohet se ka mbërritur mbrëmë në Slloveni dhe sot pritet të zbresë në Shqipëri për t’u prezantuar si lojtari më i ri Kukësit. Klubi po punon paralelisht për të sjellë një tjetër futbollist nga rajoni i Ballkanit. Në të njëjtin pozicion me kroatin Spehar po këmbëngulet për të sjellë në Kukës Petar Kunic. Me këtë të fundit ende nuk ka ardhur përgjigjia pozitive pasi është në diskutim dhe me ekipe të tjera.

Ndërkohë nga testimet e dy futbollistëve spanjoll Aleks Cano dhe Pao Otero, vetëm i pari ka arritur të bindë trajnerin e kuksianëve Peter Pacult. Mesfushori Cano do të marrë përgjegjësinë e organizimit të lojës së skuadrës verilindore.

Related posts

“ANULONI OLIMPIADËN”/ Qindra japoneze portestë gjatë ceremonisë së hapjes “Tokio 2020” (FOTO)

Delo.autor

REVULUCION NË SPANJË/ Surpriza nga De la Fuente, lë jashtë listës 15 futbollistët që ishin pjesë e Botërorit

F.autor

TRAJNERI NË VERSIONIN “ULTRAS”/ Ja çfarë bën Ancelotti në festën e Napolit… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment