Futboll Seria A

Milani ka në dorë fatin e De Biasit, mund ta rikthejë në Serinë A

Ganni de Biasi është më pranë se kurrë rikthimit në Serie A.

Ish-trajneri i Kombëtares është duke kërkuar një aventurë në Serinë A, pas dështimit në La Liga me skuadrën e Alaveshit.

61-vjeçari është pranë akordit me SPAL-in dhe fati i tij varet nga kuqezinjtë e Milanit.

Skuadra e Gattusos do të ndeshet këtë javë me SPAL-in dhe në rast triumfi, skuadra që lufton për mbijetesë do të shkarkojë trajnerin aktual Leonardo Sempliç për ti hapur rrugën De Biasi.

“Sky Sport” raporton se ish-trajneri i Shqipërisë është emri i parë në listën e skuadrës italiane. SPAL gjendet vetëm 3 pikë larg zonës së ftohtë dhe humbja e djeshme ndaj Calierit i ka alarmuar drejtuesit.

De Biasi pritet të rikthehet në Serinë A mbas 8 vitesh, pasi kujtojmë që herën e fundit ka drejtuar Udinezen në vitin 2010.

Related posts

PARAQITJE TË DOBËTA NË KAMPIONATIN ITALIAN/ Ja si vlerësohen Memushaj dhe Veseli

Delo.autor

“FANTAZMA E RONALDOS”/ Modric: Ai është një talent i madh, por gjithnjë është…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Ka fituar 8 kampionate si drejtues, Interi nis kontaktet me portugezin 51-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment