Futboll Seria A Sport

Mancini bëhet hero, i shpëton jetën një gruaje të aksidentuar

Trajneri i kombëtares italiane Roberto Mancini ka përfunduar në faqet e para të mediave italiane jo për Botërorin “Rusi 2018”, pasi kombëtarja “azzurre” nuk luan, por për një akt heroik që ka bërë. Ai ndodhet për pushime me disa miqtë e tij, kur ka parë një aksident. Një makinë ka përplasur një grua 94-vjeçare që kalonte rrugën me biçikletë.

Mancini, së bashku me miqtë e tij, mes të cilëve edhe një mjek, kanë ndihmuar zonjën e moshuar, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke njoftuar ambulancën. E moshuara ka marrë disa plagë në trup, kryesisht fraktura dhe pasi i është dhënë ndihma e parë në rrugë është dërguar në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Ka qenë djali i zonjës së moshuar ai që ka bërë publik lajmin, duke falënderuar në rrjetet sociale trajnerin e kombëtares italiane për gjestin e kryer bashkë me miqtë e tij. “Është fat për mua e familjen time që Italia nuk luan në Botëror, përndryshe Roberto nuk do të kishte qenë aty pranë. Ndaj e falënderoj atë dhe miqtë e tij që e ndihmuan nënë time”, ka thënë djali.

Related posts

E TURPSHME/ Futbollisti i Premier League akuzohet për përdhunim në grup

Delo.autor

Egjipt – Uruguai, kompanitë e basteve ‘zgjedhin’ fituesin

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Real Madrid godet në merkato, arrin akordin me talentin francez…

Delo.autor

Leave a Comment