Futboll Sport

Nga “blindimi” i yjeve, te Donnarumma… ja dilemat e Milanit këtë sezon…

Në klubin e Milan ka nisur një javë shumë e rëndësishme. Më 19 qershor Marco Fassone do të jetë në dhomën e gjykimit të UEFA, ndërsa më datë 22 do të paguhen 32 milionë euro për rritjen e kapitalit, sipas marrëveshjes me Yonghong Li. Por gjithashtu kuqezinjtë po mendojnë për merkaton. Dy janë objektivat: të blindohen “yjet”, Bonucci e Suso mbi të gjitha, të merret ndonjë përforcim i rëndësishëm dhe mbetet dilema Donnarumma.

Milan sapo i ka thënë “jo” klubit të Paris SG që donte të merrte Bonucci, por nuk mund t’i thotë “jo” atyre që do të paguajë 38 milionë euro për Suso, sepse aq është klauzola që prish kontratën e tij me kuqezinjtë. Nëse Suso largohet, atëherë Milan do të marrë Callejon nga Napoli për 20 milionë euro.

Mbetet për t’u parë e ardhmja e Donnarumma. Pas ardhjes së portieri Reina, gardiani mund të shitet kundrejt 70 milionë eurove, por kjo ofertë ende nuk ka ardhur në shtëpinë e Milan.

Related posts

ÇFARË KLASI/ Gonzalo Higuain “ndëshkon” Napolin, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Gjyla: Ankohet Partizani? Po Lushnja sa kohë ka pa fituar penallti

Sadik.Autor

Maroku prezantoi kandidaturën për të mikpritur finalet e Botërorit 2026

Q.Autor

Leave a Comment