Futboll La Liga

Icardi në Real Madrid, pas Ronaldos edhe të tjerë shprehen kundër këtij transferimi

Lojtarët e mëdhenj të Real Madrid janë skeptikë rreth mundësisë së bërjes bashkëlojtarë yllin argjentinas të Interit, Mauro Icardi.

Kapiteni i Interit thuhet se ka kërkuar të bashkohet me Real Madridin këtë muaj pas hapjes së afatit kalimtar dimëror.

Kjo duke e ditur se trajneri i Realit, Zinedine Zidane dhe presidenti Florentino Perez janë në treg për nënshkrimin e një sulmuesi të fortë.

Icardi thuhet se e ka ofruar veten në Madrid, edhe pse gjurmët e këtij lajmi kanë kaluar në të ftohtë që nga Krishtlindjet e këndej.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, hezitimi i transferimit të Icardit te Reali mund të rrjedhë nga reagimet përmes dhomave të zhveshjes së Realit.

Disa lojtarë të mëdhenj të skuadrës kanë shqetësime rreth egos së ish-lojtarit të Barcelonës.

Hezitimi i tyre thuhet se vjen edhe me mënyrën e jetesës së argjentinasit jashtë fushës ku përfshihet gruaja dhe agjenti i tij, Wanda Nara.

Në rast mos-transferimi të Icardit, Reali ka në radarin e tyre edhe sulmues tjerë të mëdhenj si Harry Kane, Timo Werner dhe Sergio Aguero.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Interi kërkon yllin e kombëtares shqiptare të futbollit

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ I skadon kontrata në qershor, Manchester United vendos për të ardhmen e yllit Cavani

Delo.autor

E BUJSHME/ Refuzon Shqipërinë dhe Kosovën, “ylli” i ardhshëm zgjedh të vishet si nënkampion bote

Isa.Autor

Leave a Comment