Futboll Sport

Hernan Crespo: Messi nuk është Maradona…

Hernan Crespo, ish-sulmuesi i Parmës, Lazio, Inter e Milan, por edhe ish-lider i përfaqësueses së Argjentinës, në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” ka folur edhe për Lionel Messi e krahasimin e tij me legjendën e bardhekaltërve Diego Armando Maradona.

“Messi nuk është Maradona, nuk fiton dot i vetëm një Botëror. Duhet ta kuptojnë të gjithë, tifozët dhe shokët e skuadrës. Ronaldo? CR7 luan i vetëm, vrapon, ka fizik, gjuan dhe shënon. Messi, për të qenë Messi, ka nevojë për skuadrën.

Messi te Portugalia do të bënte shifra të çmendura në kundrasulm. Por e përsëris, Leo driblon e kalon një, dy kundërshtarë. Maradona në 1986 dribloi pesë kundërshtarë armiq, kundër Anglisë. E kuptoni diferencën?”, deklaroi Crespo.

Related posts

FOTO/ Sarah, ‘goli më i bukur’ i Chicharito-s

Isa.Autor

“BOJKOTI ËSHTË I FSHF-SË, PRESIDENTËT S’E DINË…”/ Teuta distancohet nga deklarata e Shytit: Nuk punon te ne

Delo.autor

Rashford shëno SUPERGOL/ Man United ngushton epërsinë kundër West Ham (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment