Cudirat e Boterorit Futboll Sport

Ky po që është lokal, për të parë ndeshjet e botërorit (FOTO)

Një pronari i një lokali në Britani ndërtoi tribunën e vet vetëm për t’i bërë të ndihen tifozët sa më të përfshirë në këtë kampionat botëror. Paul Sandford, i cili menaxhon lokalin “Railway Tavern” në Norfolk tha se ai ka një kapacitet për 500 persona të cilët mund të mblidhen për të parë takimet e Kupës së Botës.

Por ai mendoi që të ndërtonte një tribunë, e cila mund të mbajë deri në 150 veta dhe për të harxhoi 5 mijë sterlina. Madje ai ka bindjen se Anglia këtë herë do të ecë larg në Rusi.

“Ne nuk kemi pritshmëri si në botërorin e shkuar, kështu që them se Anglia do të na befasojë.

Tri ndeshje i kemi të garantuara, 4 do të ishte bonos. Dhe nëse shkojmë në gjysmëfinale, eh atëherë them se mund të fitojmë.”, tha ai.

Kjo gjetje u pëlqeu edhe bizneseve ngjitur dhe pronarët e dyqaneve i kanë ofruar atij hapësirë shtesë për parkimin.

Por pronari i lokalit shtoi se në këtë lokal stadium, do të ketë një politikë strikte sa i përket konsumimit të alkoolit.

Related posts

Man United injoron ofertën e Arsenal për shkëmbimin Alexis Sanchez-Martial

Q.Autor

NATIONS LEAGUE/ Portieri i Atleticos i thotë “jo” Kosovës! Sllovenia merr 3 pikë të arta në Prishtinë

Delo.autor

VIDEO/ Sampdoria ‘befason’ Romën, Quagliarella shënon nga penalltia

Q.Autor

Leave a Comment