Futboll Sport

Shin Tae-yong: Ja taktika e Koresë së Jugut për të ngatërruar Suedinë

Koreja e Jugut shpreson t’i ketë mbajtur si surprizë taktikat ndaj Suedisë duke ndryshuar numrat në seancën e fundit stërvitore dhe në ndeshje, shprehet trajneri Shin Tae-yong.

Lojtarët koreanë janë parë duke veshur numra të ndryshëm pas shpine gjatë përgatitjeve për Kupën e Botës dhe trajneri thotë se e kanë bërë kastile për të ngatërruar skautët suedezë në prag të ndeshjes.

“Për mendimin tim, kur europianët na shohin ne aziatikët, mendoj se nuk na dallojnë edhe aq qartë, kështu që kemi ndërruar shpesh numrat për të ngatërruar skuadrën suedeze.

“I kemi ndërruar numrat mes njëri-tjetrit pasi nuk donim t’i tregonim kundërshtarit asgjë. Ki Sung-yeng dhe Son Heung-min janë të njohur besoj, por për lojtarët e tjerë mund të ndodhin ngatërresa,” vijon trajneri.

“Për perëndimorët është e vështirë të dallojnë aziatikët dhe prandaj kemi zgjedhur këtë taktikë.”

Related posts

Interi zyrtarizon ofertën për Nainggolan: 22 milionë euro, plus një lojtar…

Sadik.Autor

Nuk përfundon me kaq/ NESËR INTER merr lajmin e madh për MODRIC

Isa.Autor

KA HUMBUR SHKËLQIMIN/ Sane: Kënaqem kur më kritikojnë Guardiola dhe…

Isa.Autor

Leave a Comment