Futboll Seria A Sport

Matuidi tregon arsyet pse Allegri refuzoi stolin e Real Madridit

Javën e shkuar, Allegri tha për “Sky Italia” se ai ka refuzuar ofertën për të drejtuar Real Madridin dhe Chelsea-n, ndërkohë që madrilenët vendosën të marrin Julen Lopetegui-n për të zëvendësuar të larguarin Zinedine Zidane.

“Unë fola një herë me presidentin (Florentino Perez), dhe i thashë se për respekt të presidentit Andrea Agnelli, të cilit i kam dhënë fjalën, vendosa që të qëndrojë te Juventus. Ishte një vendim i marrë, dhe çfarëdo që mund të ndodhte në jetë nuk mund të ndërronte atë vendim në respekt të fjalës së dhënë, kështu që nuk i mora në konsideratë opsionet e tjera. Ndërkohë që më duhet të falënderoj presidentin e Real Madridit për shansin që më dhanë për të shkuar atje”.

Duke folur këtë fundjavë për “La Gazzetta dello Sport”, Matuidi ishte i kënaqur për vendimin e trajnerit të tij, i cili do të vijojë të mbetet në Torino: “Allegri tregoi dashurinë e tij për Juventus-in duke i thënë ‘jo’ Real Madridit. Është super për ne të gjithë dhe ne jemi në gjendje të mbështesim atë”.

Juventus është gati që të bëjë disa shtesa në mesfushë gjatë merkatos së verës, me Emre Can dhe Aleksandr Golovin, lojtarë që pritet që t’iu bashkohen në ditët e ardhshme kampionëve të Seria A.

“Jam i lumtur për ardhjen e Can, sepse ai ka eksperiencë dhe cilësi”, shtoi Matuidi. “Mbi të gjitha, është lojtar i kombëtares së Gjermanisë. Ne do e mirëpresim me krahët hapur, e di që ai do të bëjë më të mirën me ne. Pash ndeshjen e Rusisë kundër Arabisë Saudite dhe Golovin dukej super lojtar. E pëlqeva shumë përformancën e tij. Nuk e di nëse ai do të vijë në Torino, kjo nuk varet nga unë, por dua të them se ai është i shkëlqyer”.

Sidoqoftë, 31-vjeçari refuzoi të përgjigjej për thashethemet që qarkullojnë rreth rikthimit të patriotit të tij Paul Pogba te Juventus këtë verë. “Ah, ju duhet të pyesni vetë atë për këtë gjë”, shtoi Matuidi.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Maldini rrëfen ditët e “ferrit” me COVID-19: E keqja kaloi, tani jemi mirë (VIDEO)

Delo.autor

LAJMI I VITIT NGA SPANJA/ Mbappe pranon të bëhet “galaktiku” i “Los Blancos”

F.autor

Franca me shumë miliona në sulm, por pak mbrojtës

Sadik.Autor

Leave a Comment