Futboll Sport

Kukësi pa “frena”, kërkon t’i rrëmbejë mesfushorin Skënderbeut

Kukësi nuk ka në plan që të ndalet në merkato. Ata do kërkojnë të përforcohen në çdo rol, ndaj disa lojtarë janë vendosur në “fokus”. Duke qenë se Skënderbeu nuk do të marrë pjesë në Kupat e Europës, verilindorët kërkojnë që të “rrëmbejnë” ndonjë prej lojtarëve më cilësorë që ata kanë në organikë.

Bakari Nimaga konsiderohet si një element që mund të bëjë diferencën, ndaj drejtuesit do të bëjnë çmos që ta afrojnë këtë verë. Mesfushori pëlqehet shumë nga stafi teknik, por nuk dihet nëse presidenti Safet Gjici do bjerë dakord me homologun e tij të Skënderbeut për ta transferuar afrikanin.

 

 

Related posts

LIVE/ Laçi-Kukësi, Pjesa e dytë nis me polemika. Kurbinasit faull për prekje me dorë nga Rroca

Delo.autor

INTER E “DËBOI” PAS 1 SEZONI/ Diego Godin rrëfen motivin që e shtyu drejt ishullit të Sardenjës

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Lille-Chelsea, nis pjesa e dytë. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment