Futboll Sport

Rusi 2018/ Presidenti i federatës përpiqet të sjellë paqe tek Argjentina

Tek Argjentina nuk ka qetësi. Barazimi i fundit ndaj Islandës e ka trazuar edhe një herë ambientin albiçeleste, që në muajt e fundit ka qenë i prekur nga probleme të shumta. Situata nuk ishte aspak e qetë që para nisjes së botërorit.

Në Argjentinë u publikuan lajme nga mediet se trajneri i përfaqësueses, Jorge Sampaoli ishte i përfshirë në një skandal seksual. Ai tentoi që të përdhunonte një punonjëse të federatës të martuar, por kjo ngjarje u mbajt e fshehur nga drejtuesit e institucionit numër 1 të futbollit argjentinas.

Madje ndaj personit të prekur u ofruan para që të heshtte. Sigurisht që të tilla ngjarje nuk bëjnë gjë veçse trazojnë situatën. Por në mbrojtje të trajnerit Sampaoli ka dalë presidenti i federatës, Claudio Tapia.

“Çdo ditë diçka ndodh e kjo është e dizajnuar për të dëmtuar. Unë në këtë rast besoj në ndershmërinë e trajnerit tonë. Unë e di se çfarë lloj njeriu ai është dhe nuk do të rresht se mbështeturi atë.

Njeriu që supozohet se i ka ndodhur ky abuzim ka burrë dhe fëmijë, por njerëzit nuk mendojnë për dëmin që i bëhet duke gënjyer kaq shumë”, deklaroi Tapia.

Sampaoli fitoi Copa America në vitin 2015 me Kilin. Ai ka një vit që ka marrë drejtimin e dy herë kampionëve të botës.

Related posts

ECURIA E FRIKSHME NË KAMPIONAT/ Liverpool kap Championsin, Ole s’e kalon as me 13 humbje

Delo.autor

Gafat e shumta të portierëve, gardiani i Milanit i del në mbrojtje: Shpikin topa që të…

Isa.Autor

I THA “JO” MILANIT/ SUPER skuadrat anglez hidhen në sulm për SUAREZIN 

Isa.Autor

Leave a Comment