Futboll Sport

FIFA i jep fitoren 3-0 Gjermanisë me Meksikë, ja çfarë ka ndodhur!

Miliona shikues në të gjithë botën mund të kenë fërkuar sytë pak çaste pas fillimit të ndeshjes së sotme në Kupën e Botës mes Gjermanisë dhe Meksikës për shkak të një gafe që bëri FIFA, duke i dhuruar përfaqësueses gjermane tre gola pak çaste pas fillimit të ndeshjes.

Kur shënohej sekonda e 19 e ndeshjes, në një cep të ekranit u shfaq rezultati 3-0 për Gjermaninë, një gabim i regjisë ndërkombëtare e cila i fali 3 gola kampionëve në fuqi të turneut.

FIFA është përgjegjëse për transmetimin ndërkombëtar dhe ai gabim bëhej nga kompjuteristët e saj, në qendrën ku prodhohej sinjali ndërkombëtar që shpërndahej më pas në gjithë botën.

Më pas FIFA e kuptoi gabimin dhe e kaloi gjithçka në 0-0, ndërsa Gjermania as nuk iu afrua parashikimit, pasi u mund me rezultatin 1-0 nga Meksika.

Related posts

SUKSESI NË “EURO 2020″/ Nga Donnarumma tek sulmuesi Immobile, heronjtë e Italisë në skaner

Delo.autor

TREGON ANEKDOTËN ME “JASHTËTOKËSORIN”/ Mesfushori Rakitic: Kam fituar një trofe që ti nuk do ta fitosh kurrë…

Delo.autor

Venger: Europa League, për të shpëtuar sezonin

Q.Autor

Leave a Comment