Futboll Sport

Capello quan Argjentinën “qesharake”, zbulon më të mirin mes Messi-t dhe Ronaldo-s

Fabio Capello, ish-trajneri i Juventus dhe Real Madrid, është i punësuar si analist për Mediaset dhe ka folur për krahasimin e përhershëm mes Lionel Messi-t dhe Cristiano Ronaldos si dhe për ndeshjen e fundit të Argjentinës ndaj Islandës.

Skuadra e Sampaolit nuk shkoi më larg se një barazim ndaj islandezëve, dhe Capello ka kritikuar mesfushën argjentinase.

“Messi vuajti presionin e tre golave të Ronaldo-s. Ronaldo kërkonte diçka më të madhe pasi nuk ka shënuar shumë gola në Kupën e Botës.

“Mesfusha e Argjentinës ishte qesharake, e avashtë, gjithmonë duke u munduar të depërtonte nga qendra për t’i dhënë topin Messi-t. Mendoj se Messi është një lojtar më i mirë se Ronaldo, por ekipi i tij nuk po e ndihmon.”

Argjentina është kritikuar për skemat e përdorura, për konfuzion taktik dhe lënien jashtë të Dybala dhe Higuain.

“Dybala është akoma shumë larg Messi-t dhe Ronaldo-s. Ai duhet të përmirësohet në shumë aspekte.”

Related posts

SHPËTOI MOTRËN NGA KAFSHIMI I QENIT/ 6-vjeçari nderohet me titullin botëror në…

Delo.autor

Gjermania po humbet me Meksikën, shfaqet Sane që u la jashtë Botërorit (FOTO)

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Ylli i Real Madrid futet në izolim pas kontakteve me persona me Covid-19

Delo.autor

Leave a Comment