Futboll Sport

E MOMBARDOI ME GRUSHTE/ Njihuni me 5 arsyet pse KHABIB “shpërtheu” ndaj McGregorit (FOTO)

Khabib Nurmagomedov ishte protagonist i një nga momenteve më të shëmtuara të historisë thuajse 25-vjeçare të UFC-së, pas ndeshjes me Conor McGregor në UFC 229.

Rusi kërceu oktagonin dhe sulmoi ekipin e irlandezit, duke nisur një sherr masiv të pazakontë në evente të tilla. Një situatë e krijuar nga provokimet e vazhdueshme të ish-kampionit dhe për të cilën më vonë Khabib kërkoi falje.

Më poshtë do t’ju rendisim 5 arsyet pse Khabib Nurmagomedov humbi kontrollin pasi fitoi ndaj Connor McGregor.

1- McGregor humbi titujt e tij UFC Para UFC 229, McGregor nuk kishte konkurruar për pothuajse dy vjet (nëntor 2016 në UFC 205). Në mes ishte ndeshja e tij e boksit kundër Mayëeather dhe kthimi i tij ishte vënë në pikëpyetje. Kompania gjithmonë e mbrojti atë, por përballë presionit të pjesës tjetër të luftëtarëve, UFC-ja zgjodhi në prill që t’i hiqte titullin e peshës së lehtë. Ky veprim u mor si mungesë respekti nga ish-kampioni, i cili filloi të lërë mesazhe në rrjetet sociale.

2- Sulmi ndaj autobusit të Khabibit – Gjesti i Khabibit ishte i turpshëm, por nuk ishte më e paktë ajo që bëri McGregori. Rusi do të ndeshej për titullin e peshës së lehtë në UFC 223. Irlandezi sulmoi autobusin e Khabibit duke plagosur tre luftëtarë. Kjo ngjarje i kushtoi shërbim në komunitet dhe gjobë.

3- Konferenca e parë për shtyp – Që kur u konfirmua data e përballjes, McGregor e shfrytëzoi kohën përpara ndeshjes për të postuar në rrjetet sociale provokime të ndryshme. Kulmi ishte në konferencën e përbashkët për shtyp. McGregor akuzoi Khabibin se kishte lidhje me oligarkët rusë, sulmoi fenë e tij dhe babanë e tij.

4- Sjellja në konferencë dhe peshim – Vonesa në konferencën për shtyp dhe sjellja e McGregorit në peshim bënë që armiqësia të rritej edhe më shumë. Një provokim në të cilin Khabibi ra, por jo përpara përballjes, por pas saj.

5- McGregor dhe titujt – Në të njëjtën konferencë për shtyp, Khabib sulmoi edhe Dana White, Presidentin e UFC, të cilin ai e qortonte për qëndrimin e tij kur fliste për titujt me të cilët McGregor u shfaq në eventet e mëparshme publike. “Më lëndon që Dana White thotë se McGregor vjen me tituj, por ato tituj janë të Holloway dhe Khabib”, tha ai. Për Khabbin, referencat e vazhdueshme për “titujt e irlandezit” ishin një tjetër shkak për “shpërthimin” e tij.

Related posts

Partizani replikon me Shulkun: Na thuaj, përse stadiumet janë bosh kudo në Shqipëri

Sadik.Autor

(VIDEO) “Shokon” Espanyol realizon golin e avantazhit

Q.Autor

REAL MADRID MERR FITOREN E RADHËS/ Vinicius dhe Benzema i dhurojnë kreun e La Liga-s

Delo.autor

Leave a Comment