Futboll Sport

Pjesa e parë/ Perla e Coutinho i jep avantazhin Brazilit ndaj Zvicrës (VIDEO)

Brazili e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë kundër Zvicrës në “Rostov Arena”, falë një super goli të shënuar nga Coutinho. “Seleçao” e dominoi këtë pjesë duke iu afruar ndjeshëm edhe golit të dytë. Zvicra e rriti tempin vetëm në minutat e mbetura, por pa mundur të rrezikojnë portën e Alisson. Ndeshja nisi me Zvicrën në sulm, që çuditërisht vë në rrezik në pesë minutat e para Brazilin, por vetëm kaq. “Seleçao” i afrohet golit pas një aksioni dehës. Neymar pason në zonë për Paulinho, i cili provoi me një goditje diagonale, por sfera përfundoi ngjitur me shtyllën e djathtë të portierit (11’).

Pas 6’ minutash “Seleçao”, i afrohet sërish golit me anë të Gabriel Jesus, por Sommer pret pa vështirësi. Coutinho kaloi Brazilin në avantazh pas një gjuajtjeje të shkëlqyer nga hyrja e zonës duke shënuar një nga golat më të bukur deri më tani të këtij Botërori. Zvicra vuan shumë në këto minuta, me “Seleçao”, që nuk e ul ritmin për asnjë minutë. “Helvetët”, rrezikojnë vetëm nëpërmjet goditjeve standarde, pasi loja kontrollohet nga kundërshtari. Në të 37-tën Zvicra, pati një mundësi të mirë për të barazuar ndeshjen, por Seferovic, shpërdoroi një rast mjaft të mirë. Thiago Silva i afrohet golit pas një goditje këndi, por topi përfundon mbi traversë. Pavarësisht rasteve të rrezikshme në fund, 45′ minutat e para u mbyllën me fitoren e brazilianëve.

Related posts

PSG KUSHT JUVENTUSIT/ Mauro Ikardi në paketë së bashku me…

Delo.autor

LEGJENDA E FRANCËS/ Mourinho duket i lodhur dhe po vuan te Man United

Isa.Autor

FINALIZOHET AKORDI I BUJSHËM/ Hazard transferohet tek Real Madridi në verë, ja rroga “stratosferike”

Delo.autor

Leave a Comment