Futboll Kategoria Superiore Sport

HUMBËM 2 PIKË NË KËTË NDESHJE”/ Trajneri Daja: Fitorja duhet të ishte nga krahu jonë!

Skënderbeu barazoi në shtëpi ndaj Bylisit me rezultatin 1-1, në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Në proncimin pas ndeshjes, trajneri i skaudrës korçare u shpreh i zhgënjyer me rezultatin duke deklaruar:

“Me gjithë problematikën që kishim, mungonte, Krasniqi dhe Ndeki, kishim disa ndryshime në pozicionin e lojtarëve, më pëlqeu që ekipi prodhoi lojë, kundrejt një kundërshtari të fortë si Bylisi. Patëm 2 raste ballë për ballë me portierin. Gabuam me një top të thjeshtë. Sot humbëm 2 pikë. Fitorja duhet të ishte nga krahu jonë.

Nuk na u dha një penallti në pjesën e parë, nuk u shoqërua as me karton të verdhë. Arbitri që ishte sot për mua ka qenë në nivel.

Ishim përgatitur për një ndeshje të tillë. Ajo që nuk duhet të ndodhte ishte që ekrani jonë të dilte mbi pozicion. Ishte po i njëjti lojtarë që gaboi në zonë. Sot e kishim strategji që do luanim ballë për ballë me Bylisin. Ka tranzicione të mira. Do përgjigjeshim edhe ne me të njëjtën mënyrë. Na doli pak a shumë strategjia.

Të gjithë lojtarët humbin situata të tilla. Nganjëherë nuk është e duhur të zgjedhës këndet e portës, mund ta kalonte topin shumë pranë këmbve të portierit. Kishim 2-3 raste të arta. Mua më pëlqen fakti që ekipi ka prodhuar lojë. Ka një gjendje të mirë. Kemi pasur 2 lojtarë të rinj si Pusi dhe Mensah që u prezantuan mirë. Janë 2 forca më shumë që i shtohen pjesës tjetër të grupit”, u shpreh Daja.

Related posts

“KUSH I BËN SOT KËTO SPARKATA?” UEFA rikthen në skenë legjendën Lorik Cana

Delo.autor

PRITET TË STARTOJË “EURO 2020″/ Ja momenti kur qeni “predikues” i surprizon të gjithë me parashikimin (VIDEO)

Delo.autor

Milan arrin marrëveshje me yllin nga Premierliga

Q.Autor

Leave a Comment