Futboll Sport

“Perla” e Coutinho-s nuk mjafton, Zvicra befason Brazilin (VIDEO)

Brazili nuk ka arritur ta fitojë ndeshjen e parë të grupit ndaj Zvicrës teksa skuadra e Tite-s nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1. Nuk ishte një ndeshje  e mirë për pretendentët kryesorë të turneut të cilët pas golit të shënuar nuk kanë arritur të dalin në lojën e tyre.

Brazili e nisi lojën me një ritëm shumë të lartë duke mbytur Zvicrën në gjysmëfushën e saj. Edhe rastet nuk munguan me Paulinho-n. Dukej që nga momenti në moment do të vinte goli i avantazhit dhe ai erdhi në mënyrë spektakolare. Coutinho lëshon një predhë nga 25 metra duke mposhtur portierin Sommer.

 

 Por pas golit Brazili e uli ritmin duke u munduar të kapë zviceranët në kundërsulm. Ekipi europian filloi të luante më lirshëm pas golit të pësuar dhe disa herë vë në vështirësi mbrojtjen e Selecao-s. Pas pushimit Zvicra nuk e ul ritmin duke parë se me sa lehtësi e kishte marrë Brazili dhe arrin të barazojë rezultatin me një gol të dyshimtë pas goditjes së këndit.

Ishte Zuber ai që shtyn Miranda-n përpara se të godasë me kokë nga shumë pranë portës. Ndeshja bëhet e hapur pas golit të barazimit dhe të dyja skuadrat luajnë lojë të hapur. Brazili arrin të krijojë disa mundësi por bën shumë pasime të gabuara dhe as ndërrimet e Tite-s nuk japin efektin e duhur.

Related posts

Zidane suprizon me deklaratat për Benzema, dëshpërohen tifozët e Realit

Q.Autor

RIFILLIMI I KAMPIONATIT/ Messi ka mundësi të thyejë rekordin e Pele

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Sulmuesi Salah vjedh shfaqjen, “magjitë” po bëjnë xhiron e botës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment