Futboll Sport

Mbledhje urgjente në kampin korçar/ Nga Daja te lojtarët, sot merr formë gjithçka te Skënderbeu 

Klubi i Skënderbeut është tronditur nga vendimi që ka dhënë CAS-i pak ditë më parë, i cili në ka lënë në fuqi vendimin e UEFA-s për të pezulluar korçarët nga Europa me 10 vjet dhe gjobën 1 milionë euro. Sot, mësohet se në resortin “Tropikal” në Durrës, do zhvillohet një mbledhje, nga ku do vendoset për të ardhmen.

Çështja e parë që pritet të marrë zgjidhje është ajo e trajneri, Ilir Daja. Tekniku do vendosë sot, nëse do t’i besojë klubit ku është aktualisht apo do shpallë “divorcin” për tu bashkuar më pas me vlonjatët.

Tjetër çështje e rëndësishem që pritet të marrë formë sot është vazhdimësia e lojtarëve. Mësohet se në mbledhjen që do drejtohet nga presidentit Ardjan Takaj, do kërkohet besa e lojtarëve të paktën deri në muajin dhjetor, kohë në të cilën CAS-i del me një vendim përfundimtar.

Sigurisht që kushtet e kontratës që do t’iu ofrohen lojtarëve nuk do të jetë të njëjta me ato aktuale, flasim këtu për pagesat, por në këtë moment drejtuesit e klubi kërkojnë që futbollistët të mos “tradhëtojnë” por të besojnë deri në fund.

Nuk dihet se cila do jetë përgjigja e tyre, pasi kujtojmë që Sabjen Lilaj braktisi “anijen” menjëherë pas vendimit të CAS-it, duke mos pritur këtë moment për të biseduar me drejtuesit. Nuk dihet ende nëse ish-shokët e tij të ekipit do marrin të njëjtin vendim apo do vazhdojnë të besojnë, të paktën deri në muajin dhjetor. Kjo gjë pritet të mësohet sot, sapo mbledhja të ketë përfunduar.

 

Related posts

NJOFTOI LARGIMIN NGA PARTIZANI/ Hakaj bën lëvizjen surprizë dhe rinovon me… “Demat”

Delo.autor

“PLESHTI” MAHNITI “DJAJTË E KUQ” ME “MAGJITË” E TIJ/ Shikoni reagimin epik të Pogba që po çmend rrjetin (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Brugge me 10 lojtarë, Casemiro “fluturon” dhe ndëshkon me kokë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment