Futboll Premier League Sport

Speciale/ David De Gea dhe lufta për të qenë “shëmbëlltyra” e Iker Casillas te Spanja

Pasi gaboi në ndalimin e topit të Cristiano Ronaldos në sfidën Spanjë-Portugali, portieri i Manchester United David De Gea është vënën nën shënjestrën e kritikave të tifozëve spanjoll dhe specialistëve të futbollit. Gardiani që pasoi legjendarin Iker Casillas në portën e “Furisë së Kuqe” ende nuk ka arritur staturën e një portieri të madh në portën e ish-kampionëve të botës.

Për sfidën e dytë ndaj Iranit, tifozët iberik këkojnë zëvendësimin e De Geas me portierin e talentuar të Athletic Bilbaos Kepa Arrizabalaga. Por tekniku i ri Hierro nuk ka ndërmend ta lëvizë nga porta De Gean. Por në Spanjë janë të shumtë ata që mendojnë se gardiani i United ndihet i mënjanuar nga fama dhe reputacioni i “San Iker”. Madrileni vazhdon të kujtohet si “ëngjëlli” që ka shpëtuar në shumë momente të rrezikishme Spanjën dhe Real Madridin.

Ndoshta De Gea duhe të përpiqet të krijojë reputacionin e tij nëse do të jetë një portier unik.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

MERR FORMË “ARENA KOMBËTARE”/ Anëtari i FSHF, Dervishaj: Po realizohet një nga stadiumet më të bukur në… (FOTO)

Delo.autor

“AI MUND TË JETË SHUMË I SHPEJTË, POR…”/ Kërceu 2.56 metra me kokë, veterani portugez injoron keq CR7

Delo.autor

PROVOKOJNË MEDIAT SERBBE/ Shaqiri dhe Lovren kanë festuar duke sharë para kamerës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment