Futboll Seria A Sport

YLLI TURK KËRKON QËNDRIMIN TEK MILAN/ Por ambjenti i “Kuqezinjve” i dalin kundër vendimit të Çalhanoglu

Hakan Çalhanoglu është shndërruar në një çështje të nxehtë për kuqezinjtë. Kontrata që i skadon në qershor të 2021-shit dhe vështirësitë për rinovimin e kanë kthyer të gjithë ambientin kundër turkut.

Ky i fundit ka dëshirë të vijojë karrierën te Milani, por pretendon një rrogë në proporcion me paraqitjet e tij. Klubi e ka ngritur ofertën deri në 5 milionë euro përfshirë bonuset, teksa menaxheri i 26-vjeçarit kërkon 6 milionë në sezon.

Distanca është ende e largët, megjithatë “Djalli” nuk mund t’i lejojë vetes të humbë pa fituar asgjë një lojtar që vlen 25 milionë euro dhe vështirë se në janar mund të përfitojë një shumë të tillë. Sa i përket Çalhas, shumë klubi janë gati ta mbulojnë me para, por me kusht që të afrojnë falas. Atletiko e Madridit, Juventusi dhe Interi janë mes të interesuarave të mëdha, megjithatë qëndrimi i turkut kuqezi nuk mund të quhet i pamundur.

Related posts

ISH-LOJTARI I PËRFAQËSUESES SË BELGJIKËS/ Emile Mpenz: Hazard duhet të transferohet tek…

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ LIVERPOOL/ Mourinho premton: Manchester United kualifikohet në…

Isa.Autor

PROJEKTI BEFASUES I LORIK CANËS/ Së shpejti kapitenin legjendar do ta shihni…

Isa.Autor

Leave a Comment