Futboll Sport

Angli-Tunizi, plani i terroristëve deshtoi për të sulmuar…

Ndeshja e mbrëmjes së sotme do të jetë midis Anglisë dhe Tunizisë ashtu si 20 vite më parë në Botërorin e Francës. Shumë vite më vonë është zbuluar se ajo ndeshje ishte objekt i sulmeve terroriste nga kryeterroristi Osama bin Laden.

Sipas ESPN, plani është përshkruar në një libër, “Terror në fushë” nga gazetari Adam Robinson, duke marrë për bazë shënimet e një tjetër terroristi të Al-Kaedas, Ahmed Zaui.

“Bin Laden kërkonte që të vëzhgonin lëvizjet e Dejvid Siman, Alen Shirer dhe trajnerit Glen Hodëll, por në shënjestër ishin edhe dy emra të rinj e të famshëm, Majkëll Ouen dhe Dejvid Bekam. Sugjeruam që njeriu kryesor të shkonte te Siman dhe të hidhej në erë me të, që do të ishte sinjali për vëllezërit e tjerë që të aktivizoheshin”.

Ky ishte plani terrorist, me disa terroristë që duhej të futeshin në stadium si vullnetarë dhe me akreditim, për të vrarë lojtarë të ndryshëm dhe trajnerin anglez, i cili u informua vite më vonë për atë histori.

Pse dështoi plani dhe a ishte serioz kërcënimi? Nuk do ta mësojmë kurrë…

Related posts

NDESHJA MIQËSORE NDAJ SALZBURG/ Zidane lë jashtë grumbullimit tre lojtarë, ja emrat

Delo.autor

“Mrekullia” Les Herbies sfidon gjigantët e PSG-së

Sadik.Autor

KUR KTHEHEN LOJTARËT NGA AMERIKA E JUGUT? Juventus rrezikon 5 mungesa ndaj Napolit. Ja situata në Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment