Futboll Seria A Sport

SURPRIZOI NË BOTËROR/ Interi bën propozimin e radhës për yllin kroat të Atleticos

Një nga objektivat më të mëdha të Interit për merkaton e verës është mbrojtësi i krahut të Atletico Madrid, Sime Vrsaljko. Kroati nuk pati sukses të madh me Atletico Madrid dhe kohët e fundit ka qenë afër një kthimi në Serie A. Për ish-mbrojtësin e Sassuolo ka patur interesa nga disa ekipe, por tani duket se zikaltrit janë më afër nënshkrimit me kroatin. Vrsaljko tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me klubin me qendër në Milano dhe tani ka mbetur për t’u gjetur një marrëveshje midis dy klubeve me spanjollët të detyruar të pranojnë ofertën. Atletico fillimisht kishte kërkuar 25 milionë euro, por klubi i La Liga ngriti pretendimet e tyre pas performacës së shkëlqyer të 26-vjeçarit në Kampionatin Botëror me Kroacinë. Ai ka shkëlqyer si e gjithë Kroacia duke humbur vetëm në finale nga Franca, që fitoi trofeun për herë të dytë në historinë e saj.

Propozimi i fundit do të jetë një huazim prej 5 deri në 6 milionë euro, me të drejtën për ta blerë verën e ardhshme për rreth 17-18 milionë euro. Kjo shumë shkon afër kërkesës fillestare prej 25 milionë eurosh, por Atletico thuhet se i ka rritur pretendimet dhe do të kërkojë një shifër më afër 30 milionë eurove për shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë. Nëse një marrëveshje nuk arrihet brenda javës së ardhshme, Interi do të heqë dorë dhe do të ndjekë objektiva të tjera, përkatësisht Matteo Darmian nga Manchester United. Gjithsesi mbrojtësi italian është lidhur me një kalim në Juventus dhe duket se palët janë shumë afër marrëveshjes sipas burimeve të “Tuttosport” pranë klubit të “Zonjës së Vjetër”. Darmian do të largohet nga “Djatë e Kuq” dhe Juventusi duket destinacioni ideal për 28-vjeçarin.

Related posts

DISFATA NDAJ BENFICAS NË CHAMPIONS/ Busquets: Largimi i trajnerit është gjëja më e thjeshtë

Delo.autor

SYNOJNË TË PËRFORCOJNË MBROJTJEN/ Barcelona KËRKON të “RRËMBEJË” yllin e “Kuqezinjve”…

Delo.autor

LA GJERMANINË PËR “DARDANËT”/ Mesfushori i Hannoverit tregon përse e bëri këtë zgjedhje

Delo.autor

Leave a Comment