Futboll Sport

Neymar, pas barazimit me Zvicrën: Arbitrat duhet të bëjnë punën e tyre

Neymar u ka bërë thirrje arbitrave në Kupën e Botës për të bërë punën e tyre pasi ai ka qenë në shënjestrën e kundërshtarëve në barazimin 1-1 ndaj Zvicrës.

Sulmuesi – i cili vetëm së fundmi është rikthyer nga dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për 4 muaj – ka pësuar 10 faulle nga lojtarët e Zvicrës gjatë ndeshjes, dhe tha se arbitrat duhet të marrin vendimet e duhura.

“Nuk është në dorën time, ka profesionistë që merren me atë punë,” shprehet ai për Reuters.

 “Unë duhet të luaj futboll, nuk më duhet të merrem me këtë gjë. Ata duhet të bëjnë punën e tyre, dhe nëse nuk e bëjnë siç duhet, problemi i tyre.”

Ishte e qartë se zviceranët kishin një plan për ta anuluar rrezikun Neymar dhe statistikat tregojnë pikërisht këtë gjë.

Sidomos lojtari me origjinë kosovare Valon Behrami është treguar shumë i ashpër me yllin e PSG.

Related posts

(FOTO) Kur treshja fantastike bëhet bashkë/ Beckham takohet me Ronaldon dhe Roberto Carlos

Q.Autor

Pejic “ende në linjë” me Kastriotin, klubi gjen zgjidhjen për stadiumin

Isa.Autor

E KËRKON ME NGULM/ Conte e gjen brenda skuadrës yllin që i duhet Inter, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment