Formula 1 Sport

“KAM VUAJTUR BULLIZMIN”/ Rrëfimi special i Hamilton: Makinat dhe karateja më shpëtuan…

Gjashtë herë kampioni i botës në Formula 1, Luis Hamilton, flet në një intervistë të shkurtër për fillimet e tij në botën e automobilizmit.

Që të jesh një kampion i madh, ndoshta ndonjëherë mendohet se disa persona kanë lindur me ndjenja të forta, por në të vërtetë janë disa momente delikate dhe pse jo frikshme të jetës, ato që ndryshojnë një person dhe e bëjnë shumë të fortë atë, si në rastin e britanikut të skuderisë Mercedes-Benz.

“Kujtoj se kur nisa të garoja me makinat kart, që në momentin e parë që ndeza motorin e saj u ndjeva një tjetër person. Ishte ajo adrenalinë që më duhej, sepse në atë moshë të vogël, në shkollë, vuaja shpesh bullizmin. Shumë persona më tallnin, më shanin dhe atëherë nuk isha i fortë sa tani… (qesh).

Hamilton

Isha i imët madje, thuajse pa fjalë. Por, pas një periudhe jo shumë të gjatë, shkova në shtëpi dhe i thashë babait se doja që të më regjistronin në një akademi artesh marciale, karateje. Madje, ia këshilloj kujtdo që vuan bullizmin të ndjekë rrugën time… Bëra zgjedhjen e duhur, sepse karateja nisi të më ofronte besim në vetvete, nisa të ndihesha i sigurt se si të menaxhoja mjaft situata të pakëndshme.

Dhe pasi e bashkova karatenë me garat kart, aty nisa që të ndihesha shumë i fuqishëm, i sigurt brenda meje, isha gati të kafshoja këdo dhe e dija se çfarë dhe ku doja të arrija. Realisht të pilotuarit ishte talenti që më kishte falur Zoti, pasi që në momentin e parë e dija se isha më i mirë se të tjerët dhe se mund të bëja gjëra të mëdha me makinat. Shpesh më pyesin se çfarë do të isha bërë pa makinat, por nuk kam asnjë përgjigje në kokë. Ky ishte profesioni i vetëm që nxori në pah forcën time të brendshme, besimin në vetvete.

hamilton

Gjithsesi, nëse sot jam këtu, si 6 herë kampion bote, asgjë nuk do të kishte qenë e mundur pa besimin dhe mbështetjen e babait tim, i cili bënte 4 punë të ndryshme në ditë, vetëm për të më paguar mua dëshirën për të garuar dhe çdo trofe ia dedikoj atij”, tha Hamilton.

Related posts

FORMULA 1/ Hamilton triumfon në Spanjë, Bottas e Verstappen në podium, zhgënjen Vettel

Sadik.Autor

Valter Bottas rinovon me Mercedes, gjermanët sigurojnë edhe pilotin e “dytë”

Isa.Autor

U MBYLL RAUNDI I DYTË I CHAMPIONSIT/ Shijoni 9 golat më të bukur kualifikuese (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment