Futboll Premier League

“FA Cup”, mundësia për trofe e Manchester United

Manchester United do të presë skuadrën e Championship, Derby County, të premten në mbrëmje për raundin e tretë të Kupës së Anglisë. Duke qenë se “djajtë” janë 15 pikë larg Manchester City në garën për titullin në Premier League, “FA Cup” përfaqëson një mundësi të artë për Jose Mourinho që të fitojë një trofe në këtë sezon. Gjithsesi, trajneri portugez e ka fituar vetëm një herë këtë veprimtari në karrierën e tij, me Chelsea në vitin 2007.

Image result for manchester united derby county

Portieri Sergio Romero do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen në “Old Trafford”, ashtu si Romelu Lukaku dhe Marouane Fellaini, që gjithashtu janë të disponueshëm për këtë sfidë, pas probleme fizike që patën në ndeshjet e fundit. Mourinho nuk do të ketë shërbimet e Michael Carrick, Antonio Valencia, Ashley Young dhe Eric Bailly.

Kjo do të jetë hera e dhjetë që Manchester United dhe Derby County përballen për “FA Cup”, teksa përballja e fundit ka qenë në janar 2016, ku Manchester United fitoi 3-1 në “Pride Park” duke u kualifikuar për në çerekfinale.

Manchester United ka fituar të shtatë përballjet e fundit kundër Derby në Kupën e Anglisë, përfshi edhe dy gjysmëfinalet në vitet 1948 dhe 1976

Manchester United është eliminuar nga Kupa e Ligës, veprimtaria tjetër e sezonit në Angli, nga një skuadër e Championship, Bristol City, që e mposhti me rezultatin 2-1 në çerekfinalen e muajit nëntor. Gjithsesi, United ka humbur vetëm 1 nga 35 ndeshjet e fundit të luajtur në Kupën e Anglisë me kundërshtarë të kategorisë inferiore, 0-1 ndaj Leeds në janar 2010. Ndërkohë, Derby ka fituar vetëm 1 nga 15 ndeshjet e fundit me kundërshtarë që kanë qenë një kategori më lart, atë ndaj West Bromich Albion, në 1/16-t e finaleve të edicionit të kaluar.

Related posts

FITORE E MERITUAR/ Djemtë e Ancelottit mposhtin me përmbysje Arsenal dhe ngjiten në vendin e dytë

Delo.autor

E ARDHMJA E ICARDIT NË DILEMË/ Wanda Nara “ndez” merkaton, publikon FOTO të djalit me fanellën e…

Delo.autor

KA ZBRITUR NË FUSHË SI TITULLAR/ Paqueta magjeps Titen, Gattuso e quan “të paprekshëm”

Delo.autor

Leave a Comment