Futboll Sport

SHEHI i jep “leksione” DAJËS: E futëm kot veten në presion, ky lojtar luajti me injeksione

Ka përfunduar me fitoren e korçarëve 2-0 takimi mes Flamurtarit dhe Skënderbeut në Vlorë mbrëmjen e sotme. Pas përfundimit të takimit, për mikrofonin e Supersport ka folur trajneri Orges Shehi i cili është shfaqur i lumtur për këtë fitore.

“Edhe pse janë të rinj, ata kanë qenë pjesë e jona vetëm se s’kanë patur minuta. Ishit të etur për fitore dhe më vjen mirë që u sollën kështu në fushë. Jemi të kënaqur për pikët që kemi marrë, por më shumë për mënyrë se si i kemi marrë këto pikë, kjo është më me rendësi për ne. Lulaj? E kam biseduar me stafin dhe vendosëm të merrnim atë vendim. Pjesën e dytë, në minutat e fundit e futëm në presion veten kot. Iu kam kërkuar lojtarëve të ngjitem më lart, duke zbritur shumë poshtë rrezikonim më shumë.

Radas, Vangjeli, Krasniqi, a ishte formulë për të trembur Flamurtarin? Radas dhe Vangjeli kishin probleme, ashtu dhe Krasniqi. Duke qenë se kishim nevojë, Radas sakfrifikoi duke luajtur me injeksione. Do të kërkoja të insistoja te skaudra për t’iu mësuar se duhet të jemi skuadra për tu mundur. Duhet të kemi ego dhe uri për të fituar, kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Related posts

ATMOSFERË E “ÇMENDUR” PARA FINALES CHAMPIONS/ Tifozët e Liverpoolit “pushtojnë” rrugët e Madridit (VIDEO)

Delo.autor

Hysaj drejt largimit, Napoli bën lëvizjen bllokuese

Sadik.Autor

Faustino Asprilla: Falcao te Milanin? Ai do të bënte edhe gjëra të mëdha atje

Sadik.Autor

Leave a Comment