Futboll Sport

Fernando Hierro: Zgjedhja ime për shkak të rrethanave

Trajneri i Spanjës, Fernando Hierro ka konfirmuar në portë David De Gean edhe për ndeshjen e dytë kundër Iranit, pavarësisht gafës që ai bëri në ndeshjen me Portugalinë.

“De Gea ka gjithë besimin tonë. Kishte vetëm nevojë të qetësohej”, deklaroi në një konferencë për shtyp trajneri iberik. Më pas Hierro foli edhe për Pique, i cili deklaroi se do të largohet nga ekipi kombëtar pas përfundimit të finaleve të Botërorit.

“Ka momente dhe momente në karrierën e një futbollisti, por mendoj se kjo është diçka shumë personale”, tha Hierro, që bëri një koment edhe për detyrën që i ngarkuan në këtë botëror.

“Emri im u zgjodh nga rrethanat, jo për shkak të kurrikulumit tim. Nuk e them këtë me një modesti false, por ky është realiteti dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe nuk kam si ta di”, përfundoi Hierro.

Related posts

Merkato/ Inter kërkon talentin e Udinese…

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja kualifikuese Champios Qarabag-Partizani, Mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

RËNIE DRASTIKE/ Përgjysmohet kartoni i Vlahovic, shpresa e fundit mbetet…Tuchel

F.autor

Leave a Comment