Futboll Premier League

Aguero: Harry Kane ka kualitetin për të luajtur te Real Madrid

Sergio Aguero beson se Harry Kane i Tottenham ka kualitetin për të luajtur te Real Madrid.

Sulmuesi argjentinas, i cili është përfolur për një kalim te Real për shumë vite, është i bindur për cilësitë e kane.

“E vërteta është se lojtarë të kualitetit të tij nuk do të kishin problem të luanin për një klub kaq të rëndësishëm si Real Madrid,” shprehet Aguero mbi Kane, i cili raportohet të jetë në radarin e gjigantëve spanjollë.

“Nuk e di se çfarë ka në mendje ai, por ky nuk është problemi im, por i tij.”

Kur pyetet nëse do të qëndrojë te Manchester City, Aguero është shprehur: “Nga ana ime, po. Unë dua të qëndroj.

“E vërteta është se jam shumë i lumtur këtu, si gjithmonë, siç kam thënë më parë, klubi ka fjalën e fundit.

“Klubi është ai që vendos, dhe unë do të do të respektoj vendimin e tyre.”

Related posts

“JUVENTUS ME NJË HISTORI TË JASHTËZAKONSHME”/ Ronaldo rrëfehet: Ju tregoj titullin më të rëndësishëm në karrierë

Delo.autor

E PABESUESHME/ Shikoni rastin që ka humbur lojtari në kampionatin francez (VIDEO)

Isa.Autor

NDESHJA E PARE E TRANJERIT TË SAPOEMËRUAR TË REALIT/ Vjen urdhri i parë i Perez për Solari-n

Isa.Autor

Leave a Comment