Futboll Sport

Kolumbi-Japoni, aziatikët kanë marrë një fitore në pesë ndeshjet e fundit

Kolumbia dhe Japonia do ta luajnë ndeshjen e parë të Kupës së Botës në “Mordovia Arena”, në Saransk. Amerikanojugorët kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në Botërorin e katër viteve më parë, duke shkuar deri në çerekfinale.

Objektivi në Rusi do të jetë për ta përmirësuar atë ecuri. Ky do të jetë Botërori i fundit për trajnerin e kolumbianëve, Pekerman, i cili ka marrë 7 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje në dy botërorët e mëparshëm, me skuadrën e tij që ka shënuar 18 gola dhe ka pësuar 10 të tillë.

Përballë Kolumbisë do të jetë një Japoni që nuk po kalon një moment të mirë forme. Ata kanë ndryshuar trajnerin dy muaj para fillimit të Kupës së Botës, por loja e ekipit nuk është përmirësuar. Aziatikët kanë mundur 4-2 Paraguain në miqësoren e fundit, duke i dhënë fund një ecurie prej pesë humbjesh të njëpasnjëshme.

Këto dy kombëtare janë ndeshur në Brazil para katër vitesh, me Kolumbinë që ka fituar 4-1 në fazën me grupe. Gjithsesi, Kolumbia, që nuk ka pësuar asnjë humbje në katër ndeshjet e fundit (2 fitore, 2 barazime), disfatën e fundit e ka marrë kundër një ekipi aziatik (Koreja e Jugut).

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Gati oferta 10 milionë euro për Albian Ajeti nga dy klubet e Premier…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Barcelona ndahet në “PAQE” me Benfican dhe mban hapur kualifikimin

Delo.autor

DOKUMENTARI ZBULON PRAPASKENAT TEK BARCELONA/ Koeman: Laporta më tha që po kërkonte trajner tjetër

Delo.autor

Leave a Comment