Futboll La Liga Sport

THEKSON DËSHIRAT E BARCELONËS/ Valverde: Duam një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur

Trajneri i Barcelona-s Ernesto Valverde ka theksuar se dëshira e klubit është të gjejë një zgjidhje për Munir El Haddadi në janar dhe jo në merkaton e verës.

54-vjeçari ka sqaruar se klubi katalanas dhe lojtari kanë vendosur të ndahen.

“Munir ka marrë një vendim dhe klubi duhet ta pranojë,” shprehet ai në konferencën e shtypit ditën e mërkurë.

“Duam një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk kam asgjë kundër tij, ai ka luajtur dhe është stërvitur mirë dhe nuk kam se çfarë të shtoj më tepër.”

Më pas Valverde foli për ndeshjen e radhës në Copa del Rey ndaj Levante-s.

“Jemi dy skuadra që shënojnë dhe pësojnë shumë gola,” shton ai. “Është një ndeshje e hapur, megjithëse ne e nisim si favoritë. Levante është një ekip i rrezikshëm. Duam të kalojmë në fazën tjetër.

“Nuk jam dakord me fjalët se Copa del Rey është një humbje kohe. Ajo na jep shumë dhe ne duam të luajmë në finale. Duhet ta provojmë.”

Related posts

I DEHUR DHE ME SHPEJTËSI/ Mesfushori holandez dënohet për vrasjen e një të mituri…

F.autor

SKANDALI/ Thirrjet raciste të tifozëve, Lazio dhe Roma priten të ndëshkohen nga UEFA

Delo.autor

ITALI-ANGLI/ Legjenda Rooney: “3 Luanët” janë favorite. Ja si kalohen Bonucci dhe Chiellini

Delo.autor

Leave a Comment