Futboll Sport

Ish-trajneri i Anglisë bekon afrikanët: Kampion bote një ditë

Ekipet afrikane gjithmonë sjellin emocione në Kupën e Botës, por vazhdimisht dështojnë të arrijnë rezultate të rëndësishme. Por për trajnerin e njohur suedez Sven-Goran Eriksson afrikanët kanë të gjitha mundësitë që një ditë të shpallen kampion bote.

“Herët apo vonë, një ekip afrikan do ta fitojë kampionatin botëror. Por deri tani ata nuk kanë realizuar këtë gjë. Ka shumë njerëz të mirë në Afrikë dhe shumë talente futbolli midis tyre. Problemi me futbollin në Afrikë është se ata i kryejnë kualifikimet me disa trajnerë dhe kur vjen Botërori i ndryshojnë ata me emra më të njohur”, deklaron ish-trajneri i Lazios dhe Anglisë.

Skuadrat afrikane asnjëherë nuk ka arritur të presin fazën gjysmëfinale të një Kupe Bote. Afrika përfaqësohet në Rusi me 5 ekipe: Tunizi, Egjipt, Senegal, Marok dhe Nigeri.

Related posts

Milan nuk njeh limite, arrin marveshjen me një tjetër lojtar…

Q.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester United mposht Villarreal me përmbysje në frymën e fundit falë CR7

Delo.autor

BLINDOHET LISBONA/ Portugalia sfidon virusin me “Final 8”. Superkontrolle dhe protokoll ushtarak për skuadrat

Delo.autor

Leave a Comment