Futboll Sport

Panik në Rusi, avioni i një prej kombëtareve merr zjarr (VIDEO)

Avioni i kombëtares së Aravisë Saudite ka marrë zjarr gjatë fluturimit, teksa skuadra po udhëtonte drejt Rostov, ku do të luajë ndeshjen e dytë të Grupit A kundër Uruguait të mërkurën.

Në një komunikatë zyrtare, federata saudite ka saktësuar se: “Federata e Arabisë Saudite kërkon t’ju sigurojë se të gjithë pjesëtarët e stafit janë mirë”.
“Avioni është ulur pak minuta më parë në aeroportin e Rostov dhe i gjithë personeli ndodhet në rezidencat përkatëse”.

Avioni ka qenë një “Russian Airliens Air Bus A319-100” dhe askush nuk ka mbetur i dëmtuar nga incidenti. Lojtarët janë filmuar duke dalë nga mjeti.

Related posts

Fernando, braziliani që po kërkohet nga ekipet prestigjoze angleze

Sadik.Autor

“NE JEMI NDËR SKUADRAT MË REJA NË EUROPË”/ Pioli tregon sekretet e Milanit të tij dhe falënderon klubin

Delo.autor

“PËR SHKAK TË…”/ Ferdinand: Kjo është arsyeja pse arbitrat nuk i japin penallti Ronaldo-s

Delo.autor

Leave a Comment