Futboll Sport

“SHOKOHET” KOLUMBIA/ James Rodriguez rrezikon të mos luajë ndaj Japonisë

Kolumbia do të luaj sot me Japoninë në kuadër të takimit të parë të grupit H me Japoninë. Ylli i kolumbianëve, James Rodriguez është në dyshim para ndeshjes me aziatikët sepse nuk po ndihet i përgatitur fizikisht.

Futbollisti që para katër viteve u bë protagonist në botërorin brazilian, raportohet se ka dëmtuar muskulin e këmbës së majtë.Madje, 26-vjeçari mungoi edhe në stërvitjen e fundit me lojtarët në Mordovia Arena të Saranskit, më pas pati disa ushtrime të lehta në palestër.

Rodriguez konsiderohet si njëri ndër futbollistët më të mirë në botë aktualisht.Jose Pekerman, trajneri i kombëtares së Kolumbisë, kishte paralajmëruar se mund ta pushojë Rodriguezin.

Ai pritet ta zëvendësoj me sulmuesin e Monacos, Radamel Falcao, që është edhe golashënuesi më i mirë i Kolumbisë. “El Tigre” pritet të debutojë në Botëror, pasi mungoi nga 2014-tën për shkak të lëndimit.

Related posts

E ARDHMJA E “JASHTËTOKËSORIT”/ Kompanitë e basteve parashikojnë ekipin e ri të argjentinasit

Delo.autor

GADISHMËRI TOTALE/ Njihuni me masat anti-terrorizëm në Serinë A për debutimin e RONALDOS

Isa.Autor

INTERI “ZGJON” NEDIM BAJRAMIN/ Mesfushori shqiptar bën “rolin’ e kamarierit

F.autor

Leave a Comment