Futboll La Liga Sport

“BARCELONA ËSHTË SKUADRA MË E MIRË NË BOTË”/ Ylli Aguero si “katalanas”: Mendoj se “Pleshti” do të…

Kun Aguero kreu sot vizitat mjekësore në Spanjë, ndërkohë që arriti të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare me Barcelonën dhe ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh. Argjentinasi tha se ishte një vendim i duhur që u bashkua me Barcelonën, ndërsa shpreson që të ndihmojë skuadrën në garën për tituj në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

“Barcelona është skuadra më e mirë në botë dhe ne të gjithë e dimë atë. Ishte një vendim i mirë për t’u bashkuar dhe për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat. Ishte një hap tjetër i rëndësishëm dhe unë jam shumë i lumtur. Shpresoj se mund të kontribuoj shumë për klubin dhe të jemi në garë për trofe të rëndësishëm”- tha argjentinasi.

Ndërkohë Aguero foli edhe për të ardhme e kapitenit të Barcelonës, ku i ka rrëzuar mundësit e një largimi të mundshëm “Mendoj se Leo Mesi do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës sezonin e ardhshëm. Shpresoj të luaj me Leon këtu në Camp Nou, e njoh shumë mire, jemi miq të mirë.”

Argjentinasi transferohet te Barcelona, pas paraqitjes së tij të fundit për Sitin, duke humbur finalen e Ligës së Kampionëve përballë bluve të Çelësit. Aguero kaloi me parametra zero tek Barcelona, pasi luajti 10 vite për Mançesterin, ku shënoi 184 gola në 275 ndeshje në Premier ligë, ndërsa dha 55 asistime.

Related posts

E rrallë! Lojtarët e Barcelonës, skenar për të bindur yllin e Francës

Sadik.Autor

Mbrojtësi shqiptar bashkohet me skuadrën e Seria A

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Botërori “2020” nis numërimin mbrapsh, zbulohet kalendari zyrtar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment