Futboll Sport

Nga Luftëtari te Skënderbeu/ E ardhmja e Dejvi Bregut largë Shqipërisë pas vendimit të CAS-it

Dejvi Bregu duket se nuk do të zbresë fare në Korçë, sikurse bëri dhe Kristal Abazaj pak muaj më parë. Klubi i Luftëtarit arriti akordin me Skënderbeun duke e shitur këtë të fundit te korçarët. Edhe pse Vlonjati është pjesë e bardhekuqve tani, duket se e ardhmja e tij është largë Shqipërisë.

Vendimi i CAS-it që la në fuqi verdiktin e UEFA-s me pezullin për 10 vjet të Skënderbeut nga Europa dhe gjobë 1 milionë euro, duket se ka trazuar ujërat brenda klubit korçar.

Nisur nga kjo, mësohet së fundmi se Bregu do largohet nga Korça për tu transferuar në Belgjikë. Ende nuk ka një emër klubi se ku vlonjati do shkojë, por sigurisht që ky detaj do mund të zbulohet orët e ardhshme, orë të cilat janë vendimtare jo vetëm për 22-vjeçarin por edhe për shumë lojtarë të tjerë të Skënderbeut.

Related posts

PËRJETËSISHT NË ZEMRAT E AMERIKANËVE/ Aeroporti në SHBA merr emrin e BOKSIERIT të famshëm botëror

F.autor

ARBITRI NËN AKUZË/ Gabime ndaj Juventus dhe Milan, Pasqua ndikon direkt te titulli dhe “favorizon” arratinë e Inter

Delo.autor

Müller acarohet me gazetarët: Si mund ta bëni këtë pyetje!

Sadik.Autor

Leave a Comment