Futboll La Liga

Barcelona sot bëhet me një qendërmbrojtës të ri

Yerry Mina është një hap larg të bërit lojtar i Barcelonës.
Qendërmbrojtësi 23-vjeçar i Palmeiras, mund të nënshkruajë me Barcelonën që sot, raporton Mundo Deportivo.

Në rast se ka arritur marrëveshje me klubin brazilian, ai do t’u thotë lamtumirë bashkëlojtarëve dhe javën e ardhshme, më saktësisht të hënën më 8 janar, ai do të zbarkojë në Barcelonë ku edhe do të prezantohet edhe zyrtarisht në “Camp Nou”.

Përfaqësuesit e lojtarët e kanë pranuar se fundi i lumtur po afron. Më shumë mundësi ai do të nënshkruajë kontratë me Barçën deri më 2022.

Drejtori sportiv i Palmeiras, Alexandre Mattos, e ka konfirmuar se Barcelona tashmë ka bërë ofertë për Yerry Minan dhe se klubi është duke e studiuar atë.

Related posts

Skuadra humbet në shtëpi, tifozët i vjedhin picat lojtarëve

Q.Autor

TAEKWONDO/ Kampionati Kombëtar i Dyluftimit, Tirana dominon duelet për të rritur

F.autor

KA FILLUAR ATMOSFERA E DERBIT/ Simeone sfidon: Është një problem për Solarin dhe Perezin

Delo.autor

Leave a Comment