Futboll

The Times: Zbutet Liverpooli ndërkohë që Barcelona e rrit ofertën për Coutinhon

Gazeta prestigjioze britanike “The Times” raporton se është një hap transferimit të Philippe Coutinhos nga Liverpooli.

Sipas të përditshmes britanike, Barça e ka rritur ofertën për brazilian në 160 milionë euro në total, 120 si pagesë bazë dhe 40 milionë tjera bonuse, duke i përmbushur kështu kërkesat e Liverpoolit, i cili kërkoi më shumë para për yllin e vet madhështor, transmeton Express.

Bonuset do të jenë të arritshme pasi në to nuk kërkohet që Coutinho ta fitojë Topin e Artë, për dallim nga oferta e verës, të cilën Liverpooli e kishte refuzuar sepse Barcelona do t’ia paguante bonuset asaj vetëm nëse braziliani do ta fitonte Topin e Artë me fanellën e klubit katalan.

Oferta e re e klubit katalan do t’i bëjë “Të kuqtë” ta lejojnë asin e tyre të largohet, veçanërisht pasi ka ndryshme thelbësore në të sa i përket bonueseve, të cilat kapin shifrën 40 milionë euro në total.

Related posts

ELIMINIMI NGA KORABI/ Tronditet stoli i Tiranës. Egbo pritet të…

Delo.autor

Berisha spektakor/ Gjimshiti fundosi Interin. Ja notat e shqiptarëve në triumfin ndaj ekipit të Spaletit

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Rikthim në kombëtare? BUFFON jep përgjigjen PËRFUNDIMTARE

Isa.Autor

Leave a Comment