Futboll La Liga Sport

Xavi: Dembele është si Maradona dhe Pele

Legjenda e FC Barcelona-s Xavi Hernandez beson se një nga talentet më premtues të ish-ekipit të tij bën gjëra me topin që mund t’i bënin lojtarë si Zinedine Zidane dhe Pele.

Spanjolli po pret me padurim të shikojë sesi do të zhvillohet talenti Francez Ousmane Dembele te Barça pas transferimit nga Borussia Dortmund për 140 milionë euro.

“Ai ka ardhur në një klub ku presioni është i madh, kur ai ka nevojë për kohë që të piqet,” shprehet Xavi për Journal Du Dimanche.

“Barça është një sfidë e madhe për një lojtar të ri, por përulësia e tij është një favor.

“Ai bën gjëra të njëjta me Di Stefano, Pele, Cruyff, Maradona apo Zidane në një kohë kur loja nuk të jep shumë kohë për t’u menduar, si atëherë.”

21-vjeçari aktualisht është me Francën në Kupën e Botës.

Related posts

Grupi H/ Angli-Belgjikë luhet për KREUN, Kolumbia vetëm për FITORE me Senegalin

Isa.Autor

POLEMIKAT PËR LARGIMIN E MESSIT/ Tifozët e Barcelonës të acaruar, mësyjnë “Camp Nou” dhe duan kokën e Bartomeu

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ FULHAM/ Përkeqësohen marrëdhëniet e Paul Pogbas me Mourinhon, francezi largohet në…

Isa.Autor

Leave a Comment