Futboll La Liga Seria A

Telenovela ‘Icardi’, Benzema i sakrifikuari i Realit për të arritur tek argjentinasi

Pretendohet se Real Madrid mund t’i ofrojë Interit Karim Benzemasë si pjesë e ndonjë marrëveshjeje me Mauro Icardin.

Kampionët në fuqi të Europës kanë qenë të lidhur ngushtë me sulmuesin argjentinas që ditët e fundit raportohet se do të rinovojë me klubin zikaltër, shkruan “Football-Italia”.

E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan se klauzola e lirimit të Icardit prej 110 milionë eurosh nuk është e vlefshme për janarin.

Në këto kushte “Los Blancos” nëse do të kërkojnë të nënshkruajnë me Icardin duhet të hapin “thesin” për të shpenzuar më shumë se 110 milionë euro.

Kapiteni i Interit kërkon që sezonin e ardhshëm të luajë me çdokush në Champions League në të kundërt ka paralajmëruar se do të largohet.

 

Image

Related posts

PAS FITORES NDAJ LAÇIT/ Trajneri Shehi: Kishim harruar shijen e triumfimit, medova se…

Delo.autor

Çmenden tifozët e Marseille, ka të lënduar

Q.Autor

Karabaku vendos diktatin në Azerbaxhan, Agolli 5 herë rradhazi kampion

Sadik.Autor

Leave a Comment