Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Short i VËSHTIRË për Partizanin e Laçin, me FAT Luftëtari

Short shumë i vështirë për Partizanin dhe Laçin në turin e parë kualifikues të Europa League. Buzëqesh deri diku Luftëtari, por edhe Prishtina nëse kalon raundin kualifikues. Ndërsa një duel akoma më të vështirë do të ketë skuadra tjetër shqiptare që luan në kampionatin maqedonas KF Shkupi që do të sfidojë gjigandët skocezë të Glasgoë Rangers. Pafat Partizani që kapi kundërshtarin më të vështirë të grupit të tij teksa do të përballet me Mariborin, skuadrën që ka dominuar futbollin slloven në dekadën e fundit me përjashtim të sezonit të fundit që u rendit në vendin e 2-të. Ditën e djeshme Maribori mposhti 4-0 në miqësore Kukësin duke treguar se është shumë më lartë përsa i përket nivelit krahasuar me skuadrat shqiptare, kështu që shanset e Partizanit që i ka nisur edhe përgatitjet me vonesë për të kaluar më tej janë pothuajse zero.

Short i vështirë edhe për Laçin që do të ketë përballë një skuadër qipriote pikërisht Anorthosis Famagustën, ish skuadrën e ish portierit të kombëtares shqiptare Arjan Beqaj. Për Laçin parashikohej një short i vështirë pasi kundërshtarët e mundshëm ishin të gjithë shumë të fortë për kurbinasit. Antorthosis është një skuadër me shumë më tepër eksperiencë në arenën europiane dhe kualifikimi për Laçin do të jetë një mision shumë i vështirë. Me fat Luftëtari që edhe pse bënte pjesë ne vazon e skuadrave jo favorite ka shanse të kalojë raundin e parë në debutimin e saj në kompeticionet europiane. Bluzinjtë do të kenë përballë skuadrën letoneze të Ventspils, një ekip deri diku i fortë por i pranueshëm dhe nëse do të ketë edhe fatin në krah Luftëtari mund ta kalojë këtë raund. Short akoma më i favorshëm për Prishtinën që nëse kalon në raundin pareeliminator ekipin nga Gjibraltari Europa Fc do të përballet në raundin e parë kualifikues me skuadrën nga Luksemburgu Fola ESCH.

Related posts

Nisen për të parë Zvicrën me Brazilin, përfundojnë… në luftë

Sadik.Autor

Kuzhinieri zbulon dietën e Ronaldos për finalen e Champions-it

Sadik.Autor

SHERR DHE GRUSHTA/ Policia Bashkiake nuk merr përsipër sigurinë, anulohet ndeshja

Isa.Autor

Leave a Comment