Basketball Sport

BASKETBOLL/ Fitore pas katër vitesh, Shqipëria mposht Qipron

Fitore historike e Shqipërisë. Dje në mbrëmje në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” të Durrësit Kombëtarja kuqezi mposhti 71-64 rivalet e Qipros në një ndeshje me shumë emocione. Takimi i vlefshëm për paraeliminatoret e Botërorit 2023, ishte mjaft i bukur dhe me shumë rivalitet përgjatë katër periodave. Sinjalet pozitive skuadra e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali i dha që në ndeshjen ndaj Portugalisë disa ditë më parë.

Edhe pse atje humbi, loja e kuqezinjve dha shenja mjaft të mira, duke lënë të kuptohet se në përballjen ndaj qipriotëvë do luhej vetëm për fitore. Kështu ndodhi. Dëshira dhe organizimi ishin në nivele maksimale dhe falë këmbënguljes si dhe presionit mbi kundërshtarin deri në sekondën e fundit, u arrit te fitorja aq shumë e pritur.

h

Fillimi i lojës nis siç duhet për përfaqësuesen tonë. Presioni i madh mbi kundërshtarin që në fillim jep frytet e veta. Gjithsesi, Qipro ka kualitete në përbërje dhe falë dy trepikëshave shumë të shpejtë e kthen situatën në favor. Ishullorët dalin shumë shpejt para, ndërkohë Shqipëria vuan disi mungesën e fantazisë në mbylljen e aksioneve, ndërsa fraksioni i parë mbyllet 14-17 për miqtë. Edhe perioda e dyte nis mirë për Shqipërinë sepse Dallas Mur përmes një trepikëshi që në fillim, ngjall sërish entuziazëm te lojtarët dhe publiku i shumtë që përkrahte ekipin kombëtar. Pavarësisht lojës së mirë të ekipit tonë, qipriotët tregohen vendimtarë përmes 3- pikëshave. Me disa të tillë përgjatë këtij fraksioni bëjnë që pjesa e parë e sfidës të mbyllet 27- 33 në favorin e tyre.

gggg

Pas pushimit kuqezinjtë futen me dëshirë dhe grintë të një tjetër niveli. E shoqëruar kjo edhe me disiplinë taktike, bën që disavantazhi të zbehet shumë shpejt. Emocionet vazhdojnë deri në sekondat e fundit të periodës së katërt. Duheshin vetëm 37 sekonda dhe rezultati shënonte 64-64. Këtu shfaqet sërish Mur që përmes një 3-pikëshi spektakolar ngre peshë të pranishmit, me Shqipërinë që merr një fitore të merituar pasi asgjë nuk ndryshon deri në fund. Amerikani me pasaportë shqiptare Dallas Mur ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes me 20 pikë. Në dopioshifër regjistruan edhe Taflaj (18) si dhe Hysenagolli (13).

d

Related posts

PARTIZANI-TIRANA/ Gol në shtesa, talenti Muçi nderon “Bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Mësoni se ku do të luhen gjysmëfinalet dhe finalja e Ligës së Kombeve

Isa.Autor

REBIC SI MOTOR NAFTE/ Rritja tek Milan-i i ndodh në fazën e dytë. Sulmuesi kroat zbulon hobin e çuditshëm

Delo.autor

Leave a Comment