Futboll

Jose Murinjo: Interi është një histori madhështore, vuaj kur nuk fiton

“Kam qëndruar tek Interi vetëm dy vite, por emri im është atje, në historinë e një klubi që mbaj në zemër. Për mua, kjo është një krenari. Interi është një histori madhështore: përpara dhe pas skuadrës sime. Këto vite pa tituj janë transitivë dhe duhen pranuar me qetësi e me shpresë.

murinjo

Por Interi mbetet Inter”. Është shprehur kështu Zhoze Murinjo, trajneri i Mançester Junajtid, i ftuar në programin televiziv “Domenica Sportiva”. Në intervistë, ish-tekniku zikaltër rrëfen: ”

Disi Interi më bën të vuaj, edhe pse për të vuajtur më mjafton pankina ime. Kërkoj gjithmonë t’u shikoj ndeshjet dhe, kur mundem, informohem. Është një moment kalimtar, nuk mund të fitohet gjithmonë; herët a vonë do vijë edhe për Juven një moment i tillë”.

Lidhur me fitoren e bardhezinjve në “Wembley” kundër Totenhemit, portugezi ka shpjeguar: “Të paktë ishin ata që prisnin Juven fituese në Londër, pas 60 minutave të para. Por, unë e njoh mentalitetin e tyre dhe e di që me Juventusin gjithçka është e mundur deri në fund”.

A do i pëlqente Mou-t të ndeshte “Zonjën” në Ligën e Kampioneve? “Do më pëlqente fillimisht të fitoja ndaj Sevijes (0- 0 rezultati agregat). Rezultati i ndeshjes së parë të turnit nuk është ideali dhe lë të hapura llogaritë, si për ne ashtu edhe për ata: pra, ky është mendimi më i rëndë- sishëm për momentin”

Related posts

NË KRIZË TË ARDHURASH? Reali nxjerr në ankand dy mesfushorët

F.autor

POLONI-SHQIPËRI/ Altin Lala tregon “strategjinë”: Nuk ka asnjë ekip në botë…

Delo.autor

Fitore shprese për Hamburgun ndaj Schalkes

Sadik.Autor

Leave a Comment