Futboll Sport

Kaos te Skënderbeu, Fakiç kundër Dajës: Kam besuar se kapiteni…

Haris Fakiç me një postim në rrjetin social “Facebook” ka thumbuar trajnerin Daja. Ky i fundit është tashmë i zyrtarizuar te Flamurtari. Ky vendim nuk është pritur mirë nga drejtuesit korçarë.

Fakiç ka postuar një foto ku shkruhet ” Për një kohë të gjatë kam besuar se kur anija mbytet, kapiteni qëndron deri në fund”, duke i dhënë një mesazh Dajës që i “braktisi” në një moment të vvështirë. Skënderbeu pret vendimin e KAS-it për dënimin 10 vjeçar që ka marrë.

Duket qartë që raportet janë prishur prej ditësh mes palëve, por drejtori sportiv i korçarëve para çdo ndeshje, madje edhe në finalen e Kupës ndaj Laçit, prononcohej me shumë pathos për vazhdimësinë në Champions. Tani është momenti që Fakiç & CO t’u kërkojnë ndjesë tifozëve korçarë, të cilët do të shikojnë Kukësin në Champions dhe jo Skënderbeu

Related posts

Të gjithë po lëvizin në Madrid, agjenti i Bejl kërkon takim me klubin

Sadik.Autor

LIVE/ Derbi i Madoninës: Mbyllet ndeshja Inter-Milan. Rezultati 1-2

Delo.autor

E BUJSHME/ Milner: Harroni Salah, ky është lojtari që po na jep titullin

Delo.autor

Leave a Comment