Futboll Sport

Marrin frymë tifozët e Brazilit/ Shuhet “ALARMI” për sulmuesin e talentuar

Neymar është stërvitur rregullisht me shokët e tij të kombëtares së Brazilit, në seancën e fundit stërvitore në Sochi. Seanca ka qenë me dyer të mbyllur, por Federata Braziliane e Futbollit ka nxjerrë në “Twitter” pamjet e “O’Ney” duke punuar me grupin e lojtarëve dhe duke marrë pjesë në skemat sulmuese të trajnerit Tite.

Futbollisti, që gjatë mëngjesit kishte bërë mesazhe dhe fizioterapi duket plotësisht i gatshëm për të luajtur kundër Kosta Rikës, në ndeshjen e dytë të Botërorit për Brazilin, nesër, pavarësisht nga problemet që kishte pasur në kaviljen e djathtë gjatë stërvitjes të së hënës.

Brazili e nisi “Rusi 2018” me barazimin me Zvicrën. Neymar duket se është larguar në gjysmë të stërvitjes së djeshme vetëm për kujdes, sepse gjendje e tij është optimale dhe tifozët e “Selseao” mund të vazhdojnë të shpresojnë te “ylli” i tyre.

Related posts

Ramos kthehet për të udhëhequr Realin, dopieta e tij është e freskët

Sadik.Autor

SHUPLAKA E DE PAUL BËHET VIRALE/ Plas gallata në rrjetet sociale (VIDEO)

Delo.autor

Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, goditet futbollisti i Skënderbeut

Sadik.Autor

Leave a Comment