Futboll Sport

Shpërthen mesfushori maroken: VAR-i nuk punon nëse s’përdoret

Nordin Amrabat ka kritikuar mungesën e përdorimit të VAR-it në humbjen e Marokut ndaj Portugalisë, me afrikanët që tani e kanë prerë biletën e kthimit.

Maroku ra në vendin e katërt pas golit të Cristiano Ronaldo-s, por meritonte më shumë në të dyja ndeshjet e luajtura.

Luanët e Atlasit humbën shumë raste për të barazuar, dhe kanë pretenduar për dy penallti të padhëmba nga arbitri Mark Geiger, me VAR që nuk është përdorur, diçka që normalisht nuk i ka pëlqyer trajnerit Renard dhe ekipit.

Maroku tani ka humbur dy ndeshje pa shënuar asnjë gol dhe do të nisen për në shtëpi pavarësisht se si do të dalë ndeshja me Spanjën, por Amrabat, i cili luajti megjithëse pësoi një dëmtim në kokë gjatë ndeshjes hapëse ndaj Iranit, mendon se ekipi i tij meritonte më shumë.

“Mendoj se meritonim më shumë. Meritonim fitoren. Kishim pesë, gjashtë raste të pastra, ata nuk krijuan asgjë,” shprehet ai i zhgënjyer.

“Ata vetëm mbrojtën. Edhe Cristiano ishte në gjysmëfushën e tyre. Ata flasin për VAR-in por nëse nuk e përdor atëherë nuk ka për të funksionuar.”

Related posts

KRISJET BRENDA KLUBIT/ Nuk është hera e parë te Partizani, Daja me lojtarët një histori përplasjesh

Delo.autor

NESTA flet për të kaluarën: Doja të luaja PËRJETË te Lacio, u largova sepse…

Isa.Autor

SFIDA MIQËSORE NDAJ GREQISË/ Zvicra jep lajmin e keq, Granit Xhaka rezulton pozitiv me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment