Milani bie në Parma, në javën e dytë të Serie A, duke duke pësuar kështu humbjen e parë të sezonit. Kuqezinjtë kishin një fillim të tmerrshëm dhe mbetën pas vetëm pas 2′, pasi u ndëshkuan nga Dennis Man. Goli I dytë në dy ndeshje për rumunin. Parma humbi edhe raste të tjera të pastra në fundin e pjesës së dytë, por falë Maignan shifrat mbetën në 1-0.
Me fillimin e pjesës së dytë Milan reagoi. Fillimisht ata gjetën traversën me Reijnders dhe më pas, pas një aksioni shumë të bukur nga e majta trekëndeshi Teo, Leao dhe Pulisic u mbyll me sukses nga ky I fundit për golin e barazimit 1-1 (66′), por atëherë kur u mendua se Milan mund të përmbyste rezultatin, Parma me kundërsulm rikthen avantazhin në minutën e 77-të me Cancellierin.Për Pecchia-n një fitore e madhe që i bën tifozët të ëndërrojnë, për Fonseca-n një nokaut shumë i rëndë që konfirmon se sa shumë duhet të korigjojë skuadra, veçanërisht në nivelin mbrojtës. Ndeshjet miqësore të verës ishin një “gënjeshtër”, teknikut portugez I duhet akoma shumë punë.
Ndërkohë kryen “detyrat e shtëpisë” Inter. Pas barazimit me Genoan, skuadra e Inzaghit mundi 2-0 Lecce-n dhe mori fitoren e parë sezonale në kampionat. Në “San Siro” në pjesën e parë zikaltërit e nisën fuqishëm dhe menjëherë e thyen ngërçin me një goditje me kokë të Darmian (5′) të ndihmuar nga Taremi, më pas ulën ritmin dhe menaxhuan ndeshjen. Në kontroll, në pjesën e dytë kampionët e Italisë krijuan disa raste të mira me Thuram dhe më pas dyfishuan rezultatin falë penalltisë së Calhanoglu (69′, pas penalltisë së fituar nga sulmuesi francez.
Ndërkohë, në fushën e lojës zbriten dhe tre lojtar kuqezinj. Ylber Ramadani luajti gjithë ndeshjen dhe ishte një nga më të vlerësuarit te skuadra e Lecce-s. Minuta dhe për Medon Berishën, i cilu u aktivizua në minutën e 85-të në vend të Pierret. Për zikaltërit, Kristjan Asllani u aktivizua në minutën e 82-të në vend të Calhanoglu.