Bundesliga Futboll Sport

Për shkak të inflacionit, rriten biletat e stadiumit të Bayern

Tifozët e Bayern Munich duhet të paguajnë më shumë për biletat e stadiumit duke filluar nga viti tjetër.

Javën e kaluar abonentët vjetorë të klubit kanë marrë një letër nga zyrat qendrore.

Lajmi i keq ishte: Duke filluar nga sezoni 2019/20 Bayern duhet të rrisë çmimet e biletave për shkak të inflacionit. Pritet që çmimet të rriten me pesë euro.

Pra të gjithë të interesuarit e kartës vjetore të stadiumit duhet të paguajnë pesë deri në dhjetë euro më shumë duke filluar nga sezoni tjetër.

Por një lajm të mirë kishte për tifozët bavarezë.

Për ndeshjet e sezonit të ri çmimet priten të mbeten të njëjta. Për një karrike të zonës më të nxehtë të tifozëve do të vazhdohet të paguhet 140 euro.

Related posts

(FOTO) Karikatura e ditës nga Goal.com, Kane triumfon ndaj Aubameyang

Q.Autor

LUHET DERBI I LONDRËS/ Arsenal dhe Tottenham për t’u rikthyer te suksesi

Delo.autor

MERKATO E ÇMENDUR/ REALI shumë pranë TRANSFERIMIT 250 MILIONË EUROSH

Isa.Autor

Leave a Comment