Futboll Sport

Agjenti i Bale/ Jam tifoz i Arsenalit por uellsiani do të shkoi në “hënë”

Real Madrid duhet t’i sigurojë Gareth Bale një vend titullari për sezonin e ardhshëm nëse kërkon ta mbajë uellsianin.

Bale ka vënë në dyshim të ardhmen e tij në Bernabeu pasi shënoi në finalen e Champions League muajin e kaluar, duke insistuar se nuk ka luajtur mjaftueshëm sezonin e kaluar nën drejtimin e Zinedine Zidane dhe se agjenti i tij do të diskutonte opsionet e tjera.

“Mendoj se duhet të flasim me Real Madrid për të parë se çfarë drejtimi do të marrim,” shprehet agjenti i Bale.

“Ai kërkon më shumë minuta se sezonin e kaluar, kjo është gjëja më kryesore. Mendoj se ai është një nga tre-katër lojtarët më të mirë në botë. Dikush si ai duhet të luajë. Nuk është çështje parash.

“Ai do të fitojë Topin e Artë dhe unë mendoj se ai ka shanse.

“Ai e adhuron jetën në Spanjë. Por duhet të shohim. Arsenal? Do të kisha shumë dëshirë të shkonte në Emirates, si një tifoz i Arsenal që jam, por më shumë shanse ka që ai të shkojë në hënë.”

Related posts

TRIUMFIMI NË CARABAO CUP/ Ylli i Man Cityt pretendon se është më i mirë se Messi dhe Ronaldo

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Inter projekton goditjen e madhe, kërkon sulmuesin e Liverpool…

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Leclerc rezulton pozitiv me koronavirus, hyn në karantinë

Delo.autor

Leave a Comment